Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të veprimtarisë së Aleancës Kosovare të Biznesit AKB, dhe nga aty ka shprehur shqetësimin për ikjen e të rinjve në mungesë së perspektivës në vend, raporton InLajmi
Derisa foli për veprimtarinë e institucionit të bizneseve kosovar, Sejdiu tha se pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë demokraci.
“Dy nga sfidat që kanë qenë për njerëzit e Kosovës ka qenë dëshmimi për aftësinë politike dhe ekonomike. Ajo çka e shoh të veçantë është ecja e ndershme në këtë proces të konkurrencës. Pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë demokraci”, u shpreh Sejdiu , duke shtuar se 40% e tokës nuk punohen në vend.
“Përmbi 40% të tokave të Kosovës nuk punohen. Nuk mund të lejohet prishja e akseve rrugore dhe shkuarja dëm e prodhimeve sepse mbyllen tregjet”, tha Sejdiu.
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se ndihet krenarë për punën 20 vjeçare që është bërë në Kosovë, duke përmendur investimet e bëra.
“14 vjet shtet çfarë mrekulli kanë ndodhur, e kemi një Kosovë të nxjerrë nga hiri. Kemi dy autostrada më të mirë anë rajon. Një infrastrukturë më moderne në rajon. Unë ndihem krenar që këta 20 vjet lirisë së Kosovës kemi çka i ofrojmë sot atdheut. Vetëm përmes klimës pozitive duke dashur punëtorin mund të arrijmë përpara”, është shprehur Limaj.
Edhe Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, foli për bashkëpunimin me AKB-në, duke shtuar s epo punojnë që të rritet prezenca e grave në vendimmarrje.
“Në këtë periudhë po ballafaqohemi me krizë që kërkon fleksibilitet. Në dy ligjet ku ju do të jeni të përfaqësuar që sigurojnë mirëqenie është e rëndësishme të kemi dialog. Prezenca e fuqisë punëtore e grave dhe vajzave është e domosdoshme. Është përkushtim i yni që bashkë të koordinohemi të rrisim prezencën e grave në vendimmarrje”, tha Kusari -Lila. /InLajmi/