Analisti Milaim Zeka, në emisionin Politiko, ka kometuar rastin e zv.kryeministrit Besnik Bislimin, pasi nuk iu lejua hyrja në Beograd.
Zeka është shprehur se me këtë aktë shteti serb pa dashje i ka bërë reklamë të mirë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Aksidentalisht, padashje Vuçiq dhe Qeveria serbe i kanë bërë një reklamë të jashtëzakonshme Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe në opinionin serb duke mos lejuar zv.kryeministrin e parë d.m.th. kjo konsiderohet si gadishmëri nga ana e palës kosovare për me shku me marrë pjesë në bisedime në Beograd, e Serbia shpeshherë duke organizu komplote të tilla, duke mendu që po bojnë diçka iu kthehet gjithmonë në boomerang.”, tha Zeka