Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë një ftesë nga Këshilli Atlantik në Washington DC, për të bashkëbiseduar me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur deputeti Hoti, ndërsa thekson se Isaac Herzog është politikan me eksperiencë dhe kontribuues i paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, gjithnjë i mbështetur në SHBA-të.
Tutje Hoti është shprehur falënderues për miqtë që ka Kosova.
Postimi i plotë i tij:
E falënderoj Këshillin Atlantik në Washington DC për ftesën për të bashkëbiseduar me Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, një politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga SHBA-ja, për kontributin e tij për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme. Jemi të bekuar që kemi miq të tillë!/Inlajmi/