Kuvendi i Kosovës, me 63 vota pro miratoi Projektligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, në raste të veçanta të destabilizmit në treg, raporton InLajmi.
Të pranishëm në seancë ishin 63 deputetë të cilët votuan, pra nuk pati abstenim as votë kundër projektligjit në fjalë.
Ndërkohë Kuvendi me 61 vota pro miratoi në lexim të parë Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, me 63 vota e miratoi në lexim të 2-të i Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe me 63 vota në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë./InLajmi/