Për rreth një orë, Sali Berisha dhe Ilir Meta zhvilluan sot një tjetër takim në selinë e PD, me në fokus zgjedhjet e ardhmshe vendore.
Ndërsa u tregua i rezervuar të zbulojë emrin, kreu i Partisë së Lirisë e cilësoi atë si “super-politikan”, por se cili do të jetë ai do të zbulohet në ditët në vijim, tha Meta.
“Jemi një sintoni të plotë. Kryetar i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhëm i parlamentit do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara.
Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Ne do të respektojmë kandidaturat.
I kam propozuar një emër për kryetar të parlamenit në Tiranë dhe ai e mirëpriti. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Do e shihni shumë shpejt. Është super-politikan, Berisha e mirëpriti”- tha Meta për gazetarët, raporton Top Chanel.
Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë së bashku në selinë blu. Para tre javësh, ata konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale.