Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për votimin e Projektligjit për Ekspertët Gjyqësor ndërsa theksoi se me këtë parandalohet abuzimi me ekspertiza raporton InLajmi.
Ministrja tha se nga tash e tutje Kosova do ti rregulloj mbi bazën ligjore ekspertizat gjyqësore.
Gjithashtu, theksoi ministrja Haxhiu, bëri të ditur se marrja e licencës së ekspertit ligjor vlen për 5 vite për tu përsëritur prapë procedura e licencimit edhe për 5 vite të tjera.
“Projektligji që sapo miratuam adreson kushtet për heqje të licencës, pra nuk do të vlejë parimi njëherë ekspert, sepse do të vlejë 5 vjet. Kjo parandalon abuzimin që ekspertët kanë mundur ta bëjnë me ekspertiza. Do të ketë listë unike për Gjykata, Prokurori, OSHP. Pra nuk mund të angazhohen ekspert jashtë listës. Nuk do të kemi tarifa më sipas dëshirës së individëve”, tha Haxhiu./InLajmi/