Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shprehet optimiste se ligjvënësit do ta miratojnë këtë javë, Projektligjin e Kodit Civil, raporton InLajmi.
Ministrja Haxhiu ka folur për rëndësinë e Kodit Civil, derisa kujtoi se Kodi Civil lidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kodi civil kësaj radhe do të kalojë sepse është dokument i rëndësishëm. Besojmë që kodi civil do të miratohet. Kjo bazohet në takimin që kemi pasur me deputet. Ka disa që ka kanë bindjet e tyre. Qeveria angazhohet për avancimin e të drejtave të njeriut. Aplikimi në Këshillin e Evropës është shumë i rëndësishëm. Besoj ta kemi mbështetjen edhe të opozitës. Ne besojmë dhe angazhohemi për të drejtat e njeriut”, u shpreh ministrja Haxhiu.
Ndërkohë Haxhiu ka folur edhe për konkursin për Noterë, ndërsa theksoi se ky proces është zgjatur shumë.
“Kandidatët që kanë votuar e kanë kontestuar vendimin e lëndës së parë dhe nuk është i plotfuqishëm. Ende ky ligj nuk ka kaluar por shpresoj të zgjidhet përmes vendimit të gjykatës. Sa i përket Danimarkës gjithçka është finalizuar. Nuk do të duhej të futemi ta procedojmë këtë marrëveshje. Nëse ka vullnet nga të dyja vendet nuk ka pengesë që të procedohet në kuvend. Kjo marrëveshje duhet ta marrë edhe mbështetjen e opozitës. Kam disa dilema për LDK-në. Ministria kompenson viktima të krimit. Ka hyrë në fuqi edhe ligji”, theksoi Haxhiu./InLajmi/