Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 26 tetor
26 tetor 1461 – Perandoria Greke e Trabzonit u dorëzua tek Ushtria Osmane, e cila komandohej nga Sulltan Mehmeti II (Ngadhënjimtari).
26 tetor 1923 – Ekipi Kombëtar Turk i Futbollit luajti në Stadiumin e Taksimin ndeshjen e parë zyrtare me kombëtaren rumune. Ndeshja u mbyll me barazim 2-2.
26 tetor 1991 – Forcat e Armatosura Turke (TSK) hynë në kufirin e Irakut dhe filluan një operacion të shkallës së gjerë kundër organizatës terroriste PKK. Në këtë operacion antiterrorist morën pjesë 20 mijë ushtarë dhe u neutralizuan me qindra terroristë të PKK-së.
26 tetor 1994 – Me një ceremoni organizuar në kufirin mes Izraelit dhe Jordanisë me pjesëmarrjen e 5 mijë njerëzve u firmos marrëveshja e paqes, e cila i dha fund luftës 46-vjeçare mes dy vendeve.
26 tetor 2002– Pengmarrja 3-ditore në Teatrin e Moskës përfundoi me operacionin e forcave speciale ruse. Përveç 50 militantëve çeçenë në këtë ndërhyrje gjetën vdekjen edhe 118 pengje nga 800 që ishin gjithsej. Moska mori kritika nga vendet Perëndimore për shkak të përdorimit të gazit helmues gjatë këtij operacioni dhe për arsye të vdekjes edhe të pengjeve.