Ndonjëherë e marrim jetën shumë seriozisht. Sigurisht, ka ditë kur gjithçka duket se ndërlikohet, ditë kur asgjë nuk mund të shkojë mirë. Jo vetëm kaq: shohim përreth dhe duket se të gjithë kanë rënë dakord ta bëjnë ditën tonë edhe më keq. Mbetemi lidhur pas gjërave që janë të parëndësishme dhe i lëmë ato të shkatërrojnë ekzistencën tonë. E vërteta është se lumturia nuk është sigurisht mungesa e problemeve, por aftësia për t’i menaxhuar ato. Zemërohemi me partnerin tonë për arsye të parëndësishme dhe me punonjësin në detyrë kur ai nuk plotëson kërkesën tonë, dhe në fund ndihemi vazhdimisht të frustruar sepse gjërat nuk shkojnë ashtu siç kemi shpresuar. E vërteta është se ne nuk mund të ndryshojmë askënd.
Mund t’i lëmë njerëzit dhe situatat e tjera të përcaktojnë emocionet tona ose mund të marrim kontrollin e jetës sonë dhe të vendosim me vetëdije se si të reagojmë. Në fund të fundit, mbani mend se si sillen të tjerët me ju është problemi i tyre, si reagoni është i juaji. Ja disa mënyra se si t’ia dilni:
Dhimbja është pjesë e rritjes
Ndonjëherë jeta mbyll dyert sepse është koha për të lëvizur. Shpesh nuk e bëjmë këtë nëse nuk jemi të detyruar ta bëjmë. Mos harroni se asnjë dhimbje nuk vjen pa qëllim. Jini të durueshëm dhe lëvizni… largohuni nga dhimbja duke kujtuar mësimin e saj. Gjithçka do të funksionojë; ndoshta jo menjëherë, por në fund. Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh: ajo që dhemb dhe ajo që ju ndryshon. Ndihmojeni këtë të fundit t’ju bëjë të rriteni.
Çdo gjë në jetë është e përkohshme
Shirat ndalojnë, plagët shërohen, pas errësirës drita vjen gjithmonë: ta kujton çdo mëngjes. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Nëse gjithçka është në rregull, shijojeni, nuk do të zgjasë përgjithmonë. Nëse gjithçka shkon keq, mos u shqetësoni, nuk do të jetë përgjithmonë. Çdo moment lind një fillim të ri dhe një fund të ri.
Ankthet dhe ankesat nuk do të ndryshojnë asgjë
Ata që ankohen marrin gjithmonë pak. Është gjithmonë më mirë të përpiqesh të bësh diçka të madhe dhe të dështosh, sesa të përpiqesh të jesh i suksesshëm pa bërë asgjë. Nëse besoni në diçka, vazhdoni të provoni. Mos harroni se lumturia e vërtetë do të vijë kur të ndaloni së ankuari dhe të filloni të jeni mirënjohës për të gjitha problemet që nuk keni.
Plagët janë shenja të forcës suaj
Një shenjë do të thotë që dhimbja është zhdukur dhe plaga është shëruar. Ju e mposhtët atë, duke nxjerrë një mësim, dhe vazhduat. Një shenjë është një tatuazh i fitores suaj. Rumi ka thënë: “Nëpërmjet plagëve drita hyn tek ti”.
Çdo fitore e vogël është një hap përpara
Durimi nuk është i njëjtë me pritjen; është aftësia për të mbajtur një gjendje të mirë shpirtërore duke punuar drejt ëndrrave tuaja. Vazhdoni deri në fund, përndryshe një fillim i vetëm nuk ka kuptim. Ndoshta, për një kohë nuk do të hani gjërat me të cilat jeni mësuar, nuk do të flini mjaftueshëm… nuk mund të qeshni, mund të mbeteni vetëm. Por vetmia është një dhuratë që bën të mundur shumë gjëra, do të keni hapësirën që ju nevojitet. Çdo gjë tjetër është provë e durimit tuaj. Do të ndiheni më mirë me çdo hap të ri, duke kuptuar se lufta nuk është pengesë, ajo është rruga.
Një reagim negativ nga të tjerët nuk ju shqetëson
Buzëqeshni kur përpiqen t’ju tërheqin, është një mënyrë e lehtë për të mbështetur entuziazmin tuaj. Vazhdoni të jeni vetvetja. Mos lejoni që diskutimet e njerëzve të tjerë t’ju ndryshojnë. Njerëzit gjithmonë do të bëjnë thashetheme, pavarësisht se çfarë po bëni. Forca e madhe vjen me kapërcimin e të pamundurës.
Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë
Filloni të buzëqeshni dhe të shijoni jetën tuaj. Në çdo luftë që bëni, ka bekime të mbuluara, por duhet ta mbani zemrën dhe mendjen hapur për t’i parë ato. Në një moment, do të duhet të heqësh dorë nga situata dhe të lejosh që të ndodhë ajo që duhet të ndodhë. Besojini intuitës suaj, ndërmerrni rreziqe, humbni dhe rizbuloni lumturinë … në fund do të arrini aty ku duhet të kishit mbërritur.
Vazhdoni të lëvizni
Mos kini frikë të zemëroheni, mos kini frikë të dashuroni përsëri, mos lejoni që plasaritjet në zemrën tuaj të bëhen plagë. Mos harroni se nuk keni nevojë për shumë njerëz në jetë, dhe mos u përpiqni të keni shumë “miq”. Universi bën gjithmonë atë që mendon se është e drejtë, shkruan revista Psikologji.
Nëse e keni gabim, pranojeni atë dhe merrni një mësim prej tij. Kthehuni pas, shikoni se çfarë keni bërë dhe jini krenarë për veten tuaj. Mos ndrysho për askënd nëse nuk dëshiron. Bëni më shumë, jetoni thjesht, kurrë mos ndaloni së ecuri përpara.