Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Podujevë ka ndodhur gjuajtje me armë, ku si pasojë janë plagosur 2 persona përcjell InLajmi.
Sipas informacioneve të para të plagosurit janë dërguar për të nevojshëm.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Agron Borovci ku tha se njësiti policor është vënë në lëvizje për identifikimin e personave që kanë shtënë me armë
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast” – tha Borovci./InLajmi/