Pas këtij vlerësimi, ka reaguar Gëzim Sveçla, që është kryetar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Ai ka shkruar se “Në Kosovë çdo gjë mund të ndryshoj, përveç LDK-së”.
“Gjenerata të ndryshme mendësi e njejtë: kapja, familja, partia, nepotizimi. Garda e re = garda e vjetër. Paketim i njëjtë”, thuhet në postimin e Sveclës, të cilit ia ka bashkëngjitur disa deklarata të tij, ku ai e ka paralajmëruar zgjedhjen e Havollit në krye të Prishtina Parkingut.
Sokol Havolli ka qenë zëvendëgurvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga aty ka dhënë dorëheqje në muajin gusht të këtij viti, përcjell Gazeta Blic.
Më herët, ai ka qenë këshilltar i ish-Kryeministrit Isa Mustafa dhe kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.