Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, pas takimit me ambasadorin e Francës në Kosovë Olivier Guerot, tha se ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave, raporton InLajmi.
Ai , gjithashtu vuri në pah se për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën janë duke diskutuar e negociuar shumë shtete.
“Për interes publik është çështja e vizave. Ne çfarë mund të themi është se ambasadori ka konfirmuar qëndrimin e presidentit Macron të qenurit në favor të liberalizimit për Kosovën me një prapashtesë që duhet të trajtohet. Kemi argumentuar se çfarë do thotë për qytetarë që ky proces mos të ketë qartësinë e plotë. Është një vlug i shteteve që po bënë negociatat. Ky proces do të vazhdojë dhe ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje sa i përket dinamizmit për liberalizmin e vizave”, theksoi Abazi.
Përveç liberalizimit , Abazi tha se me ambasadorin francez janë diskutuar edhe avancimi i marrdhënieve bilaterale.
“Ne sapo përfunduam një takim me Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin Francës në Kosovë. Diskutimet tona ishin për marrëdhënie bilaterale dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve”, tha Abazi, duke shtuar se nga ambasadori morëm detaje sa i përket qëndrimeve të Francës dhe pozicionin për avancimin e marrëdhënieve bilaterale