Ish-kryeministri i Greqisë, Xhorxh Papandreu, në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, foli për “Ballkanin e Hapur”, ndërsa theksoi se ky projekt është mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara, raporton InLajmi.
Papandreu ndërkaq theksoi se duhet të punohet bashkë në mënyrë që të ketë zhvillim në këtë rajon.
“Kemi rivalitete gjeopolitike dhe Evropa duhet të luaj një rol të rëndësishëm, sesi të punojmë bashkërisht, kur bashkohemi mund të jemi më efikas. Duhet të tregojmë vullnetin politik për këtë regjion dhe mendoj që është një ndër kolaudimet bazike, na nevojitet vullnet i ri i brendshëm politik për të ndryshuar për të mirë”, tha ai.
“Evropa është e rëndësishme të ndihmoj ata që duan të reformohen, bashkëpunimi regjional në Ballkan mund të jetë një mbështetje madhore për të lëvizur përpara në procesin e reformimit, është Ballkani i Hapur e di që është i vështirë për Kosovën, e pastaj e di që është edhe procesi i Berlinit, ku do të ketë përfitime financiare edhe për Kosovën edhe për vendet e tjera”, tha Papandreu./InLajmi/