Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur pse nuk është duke shtyre vendimi i Qeverisë së Kosovës, për targat e paligjshme “KM”, Ai ka thënë se kërkesa nga Shteteve Perëndimor në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pa qarta për Qeverinë Kurti II, se cili është qëllimi i këtij afati.
“Dugolli: Bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet e Quint-it duhet ta drejtojnë presionin kah presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe jo kah Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.
Sipas Dugolli, shtyrja ka ndodhur një herë deh nuk ka ndonjë arsyeja të qarte pse duhet të shtyhet 2 herë.
“Është shumë e rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe miqtë tjerë ndërkombëtare të Kosovës nuk e ka kontestuar të drejtën e Kosovës për zbatimin e vendimit për targat dhe kjo është shumë me rëndësi”, ka deklaruar Dugolli.
Më tej ai ka mohuar të këtë kërkesa për një fushatat sensibilizuese për qytetarët e serbe në Veri të Kosovës por sipas tij , presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “po deklarohet po flet në emër të serbeve të Kosovës, është një pozicion politik i Vuçiq-it, i njohur”, ka shtuar ai.