Partia Socialdemokrate PSD, për të shprehur pakënaqësinë me qeverisjen e Albin Kurti, me theks qasjen e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbia, zhvilluan një aktivitet simbolik ndërsa vendosën një shportë me qershi para hyrjes së Qeverisë, raporton InLajmi
Sipas PSD-së, krejt ajo çfarë dikur kishte thënë kryeministri aktual si opozitë me theks për dialogun po del të jetë një barcoletë sikur ajo e Nastradinit që njëherë i kishte hedhur në bërllok qershitë e më pas kishte filluar ti marrë ato se mbase nuk janë prekur me bërllokun tjetër.
Teuta Rrusta nga kjo parti tha se kjo barcoletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë.
“Këtë aktivitete kemi vendos mos me e shpjeguar tërësisht, por kjo bracolët me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzoj krejt”, tha Rrusta.
Ajo spjegoi pastaj se si ishte kjo puna e qershive.
“Kjo është një fore e Nastradinit që ka thënë që qershia s’duhet me i hëngër se janë të prishura edhe i ka gjuajt. Pas një kohe ka filluar me marr secilën prej shportës së bërllok, duke thënë se ndoshta kjo nuk është prek prej bërllokut e në fakt që të gjitha janë të njëjta edhe nuk vyejnë gjë”, sqaroi ajo.




















