Mbi 1.300.0000 euro i ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje në fushatat zgjedhore të vitit 2021, thotë raporti i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë ky subjekt politik të hyra për fushata i ka pasur mbi 352.0000 euro.
Gjatë vitit 2021 janë mbajtur zgjedhjet nacionale si dhe zgjedhjet lokale, ku kishte edhe balotazh në shumicën e komunave.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fushatës zgjedhore kishte mbi 362.000 euro shpenzime të fushatës, ndërkaq të hyra për fushatë mbi 135.000 euro.
E Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka pasur shpenzime të fushatës mbi 751.000 euro , ndërkaq të hyra për fushatë rreth 300.000 euro, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kishte mbi 310.000 euro shpenzime të fushatës – të hyra të fushatës nuk ka të raportuara.