Kryeministri i Kosovës, para ligjvënësve në seancën e Kuvendit të hënën prezantoi Strategjinë e Sigurisë të Kosovës për vitin 2022-2027, raporton InLajmi.
I pari i ekzekutivit derisa prezantoi strategjinë tha se kjo ka elemente të cilat janë jetike për Kosovën.
“Ky dokument paraqet objektiva strategjike të ndërlidhura me interesat jetike shtetërore, siç janë mbrojtja, sovraniteti dhe integriteti territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, siguria njerëzore e zhvillimi shoqëror, si dhe integrimi në strukturat euroatlantike e në mekanizmat tjerë ndërkombëtar”, tha kryeministri.
Sipas kryeministrit Kurti, synimi strategjik I Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në BE, si parakushte për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe të rajonit tonë.
Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të hënën ka thënë se për këtë strategji janë konsultuar edhe me Quintint.
Tutje kryeministri ka dhënë disa detaje lidhur me investimet në siguri, ndërsa ka theksuar se qeveria ka rritur buxhetin për sigurinë.
“Gjatë qeverisjes sonë i kemi dhënë vëmendje të veçantë institucioneve të sigurisë me politika të qarta dhe veprime konkrete karshi tyre. E kemi rritur për 52% buxhetin për Forcën e Sigurisë së Ks nga 63 milionë sa ishte në vitin e kaluar në rreth 102 milionë për vitin 2022. Qeveria jonë ka ndarë buxhetin më të lartë në historinë e FKS-së, duke e përafruar atë si shifër dhe duke synuar natyrisht kriterin e vendeve të NATO-s prej 2% të brutoproduktit vendor. Ky buxhet me lartësinë e tij është vendosje e një standardi të ri për trajtimin që Qeveria e Kosovës i bën dhe duhet t`i bëjë në të ardhmen forcave të saj të armatosura dhe çështjeve të sigurisë”,
deklaroi i pari i ekzekutivit të vendit
Për më tepër ai tha se me këtë buxhet ne kemi treguar seriozitetin me të cilin e shohim sigurinë në vend, ruajtjen e sovranitetit tonë dhe ngritjen e kapaciteteve të plota ushtarake, që po realizohet përmes procesit të transformimit të FSK-së në ushtri modern.
“Buxhetit të rritur për ushtrinë po i shtohen çdo ditë edhe mjete të dhuruara nga qytetarë shqiptar gjithandej botës në fondin e sigurisë. E për këtë do të doja ta shfrytëzoj rastrin që nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ta falënderoj secilën që ka kontribuar për fondin e sigurisë deri më tani. Gjithashtu inkurajoj çdo njërin që ka mundësi financiare dhe vullnet patriotik te kontribuojë edhe më tutje në këtë fond të sigurisë”,theksoi Kurti.
Ndë të tjera ai para ligjvënësve kujtoi edhe krijimin e Fondit të Sigurisë, ndërsa theksoi se nga gjitha angazhimi ynë e rëndësishme është se kemi p krijuar edhe linja të reja të furnizimit me armatim.
“Krahas rritjes së buxhetit për forcat e sigurisë së Kosovës dhe krijimit të fondit të sigurisë kemi përshpejtuar blerjet ushtarake dhe blerjet e tjera që lidhen me fuqizimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes dhe sigurisë. Kemi krijuar linja të reja të furnizimit me sisteme të armatimit në mënyrë të drejtëpërdrejtë shtet me shtet, duke shkurtuar kohën e furnizimit dhe duke ulur ndjeshëm koston financiare. Kemi themeluar një grup punues me anëtarë të nivelit të lartë, me qëllim intensifikimin e punës për anëtarësim në NATO, për çka kemi gjetur mirëkuptim shtesë nga vendet mike. Për këtë ne synojmë anëtarësim sa më të shpejtë në partneritetin për paqe, përveçse edhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë të sigurisë”, dakakroi Shefi i Qeverisë.
Ai tha se njëkohësisht po punojmë përt aplikimin e Kosovës për statusin kandidat, dhe po zbatojmë reforma të nevojshme për të lehtësuar procesin e integrimit në BE.
“Kemi krijuar mekanizma të ri për më shumë koordinim të punëve në mes të institucioneve të sigurisë, duke I bashkuar kapacitete dhe duke e rritur efikasitetin e veprimit”, tha Kurti, ndërsa kërkoi miratimin e strategjisë.
“Prandaj miratimi I strategjisë së sigurisë së Kosovës u jep drejtim institucioneve tona në përpjekjet për unifikimin e politikave dhe të qëndrimeve të cilat ndërlidhen me interesat shtetërore të sigurisë, e për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e në paqe. Ashti siç ka ditur të çlirohet dhe të pavarësohet Kosova ajo do të dijë dhe do të rrijë vertikalisht si REpublikë e pavarur dhe Demokratike” ,u shpreh i pari i Qeverisë Albin Kurti