Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka thënë se çdo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, duhet të ketë qartësi në mënyrë që të krijohet stabilitet i qëndrueshëm, përcjell InLajmi.
Çitaku ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë, me njohjen reciproke në qendër është e mundur
“Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë duket se ka rilindur Evropën gjeopolitike. Në këtë kontekst, një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, e cila do të ç’bllokonte anëtarësimin e Kosovës në strukturat Euro-Atlantike është e mundur, nëse tregojmë mençuri dhe maturi. Gjithçka tjetër prodhon një status quo të re.”/InLajmi/