Napoli ka marrë 3 pikë edhe në një terren të vështirë sikur ‘Stadio Olimpico’.
Skuadra e Napoli ka mbajtur ritmin e mirë duke fituar edhe në ‘Olimpico’ kundër Romës, me rezultatin 0:1,
Liderët e Serie A, Napoli s’i kanë lënë asnjë befasi Milanit, duke arritur të marrin fitore në udhëtim ndaj skuadrës së Mourinho.
Gjithçka për fituesin u vendos në 10 minutat e fundit të ndeshjes, ku pas një insistimi më të gjatë të Napoli erdhi edhe goli.
Ishte sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ai që gjeti golin për të çuar Napolin në avantazh.
Goli i Osimhen pati edhe vlerën e 2pikëve për skuadrën e Luciano Spalletti, shkruan lajmi.net.
Me këto tri pikë, Napoli shkon në kuotën e 29 pikëve, me tri pikë pastër në krye të tabelës. Roma mbetet me 22 pikë në pozitën e 5