Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës Hykmete Bajrami ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti që të marrë llogari se pse ka dështuar qe 2 të shtune procesi mësimorë për zëvendësimine orëve, përcjell InLajmi.
Bajrami tha se për dështimin e zëvendësimin e orëve fajtori kryesor është ministrja Nagaci.
Ish ministrja e ketij dikasteri tha se partia në pushtet erdhi për të zgjidhur gjitha çështjet kombëtare e ndërkombëtare’, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.
Postimi i plotë i saj:
Kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi Nagavcit për dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtune radhazi
Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.
Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë.
Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim./InLajmi/