Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare po shihet si e nevojshme, ndonëse Qeveria Kurti nuk i ka mbushur ende dy vjet prej se kur ka marrë mandatin.
Ekspertë në vend e përfaqësues të opozitës thonë se mungesa e planit zhvillimor dhe paaftësia për të qeverisur me vendin janë arsyeje që duhet të mbahen zgjedhjet.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu po konsideron se partia Albin Kurtit i ka fituar zgjedhjet pa një plan zhvillimor.
Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mjerimi më i madh është se në Kosovë jetohet pa strategji.
“Në këtë drejtim për vete faktin që kemi pasur zgjedhje për herë të parë zgjedhjet i fiton një person dhe ai është Albin Kurti. Për herë të parë fiton një parti pa një plan zhvillimor dhe me siguri ky plan është i mirëseardhur, por kam drojë se shumë më tepër vjen era zgjedhje sesa që do të jetë një plan zhvillimor në interes të shtetit”.
“Nuk mund të ketë strategji pozitive në se nuk ka një komunikim të mirëfilltë dhe një konsultë me biznesin. Plane duhet të analizohen, dimensioni afat shkurtër apo ac-hoc, dimensioni afat mesëm dhe afat gjatë. Në këtë drejtim ne jemi në hapin fillestar mirëpo kam drojë se strategji të tilla bëhen për të arsyetuar dështimet në këto vjet sesa që është interes për të zhvilluar ekonominë. Kosova ka nevojë për zhvillim të sektorit privat në veçanti në sundim të rendit dhe ligjit. Në ekonomi duhet profesionalizëm dhe jo vetën përkatësi politike”, tha Gërxhaliu.
Përderisa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushatku tha se vetëm Vetëvendosje mund ta dërgojë vendin në zgjedhje sepse po ndihet e paaftë të qeverisë me vendin.
Ai theksoi se qytetari duhet ta ndëshkojë Qeverinë e cila po dështon në çdo proces, duke shtuar se janë të gatshëm për zgjedhje.
“Nuk ka asnjë indikacion që vendi mund të shkojmë në zgjedhje. Sigurisht nëse këto lajme i jep vetë vendosje sepse po ndihet e paaftë dhe e papërgjegjshme në drejtim të qeverisjes së vendit është diçka tjetër”.
“Duhet ta ndëshkoj qytetari Vetëvendosjen për besimin e kot që ua ka dhënë qytetare të Kosovës që ka pretenduar që di te qeverisë vendin dhe po rezulton që çdo hapësire publike po dështon Qeveria Kurti”.
“Ne gjithmonë jemi gati të shkojmë në zgjedhje si PDK. Por besoj që është mirë mi pa qeverisjen Kurti në qeverisje për të parë fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti dhe Vetëvendosjes”, tha Lushtaku.
Përderisa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj tha se nuk duhet pritur deri në pranverë për zgjedhje të reja.
Ai thekson se si subjekt politik janë të gatshëm në çdo kohë për zgjedhje, raporton EO.
“Sa i përket kushtëzimit për liberalizim të vizave mendoj që ne si Qeveri edhe përpara edhe tani kemi përmbushur 95 kriteret dhe unë nuk e di pse tërë ky ngurrim nga BE. Edhe pse jam skeptik në këtë drejtim duhet që të ndodh liberalizimi i vizave”.
“Por a shkon vendi ne zgjedhje apo jo varet nga puna e Qeverisë që ka bërë deri më tani. Nuk duhet të pritet deri në pranverë, por duhet që sot të ikë kjo Qeveri”.
“Si subjekt jemi të gatshëm ne çdo kohë që të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Lekaj.