Një ditë pasi Giorgia Meloni mori mandatin për formimin e qeverisë së re, gati një muaj pasi fitoi zgjedhjet, ka ardhur edhe mesazhi i urimit i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku e uron për fitoren, përcjell InLajmi.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare i uron fat kryeministres të re italiane të zgjedhur nga populli dhe përmend miqësinë vëllazërore mes 2 vendeve.
“Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat!”, /InLajmi/