Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, u ka ndarë medalje presidenciale grave të Ukrainës për sakrificën, kontributin dhe trimërinë në mbrojtje të lirisë dhe të demokracisë, raporton InLajmi.
Këtë medalje, Osmani ia dha deputetes ukrainase dhe gazetareve ukrainase që po qëndrojnë në Kosovë.
Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se i gjithë populli i Kosovës është i bashkuarë për të shprehur falënderimin për popullin ukrainas por në veçanit për gratë e Ukrainës.
“Sot e shprehim mirënjohjen e Ukrainës dhe në veçanti shprehim solidaritet me gratë e Ukrainës që s’po luftojnë vetëm për vendin e tyre por në të njëjtën kohë janë cak i torturave cnjerëzore, përfshirë edhe përdhunimin”, është shprehur Osmani.
Tutje, e para e vendit tha se liria dhe siguria do të jenë të mundshme kur të fitoj Ukraina dhe se Kosova do të jetë me Ukrainën derisa ajo të fitoj./InLajmi/