Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja Ganimete Musliu ka thënë se histroia e grave të Kosovës nuk fillon dhe nuk mbaron me Vjosa Osmanin, përcjell InLajmi.
Musliu ka kritikuar Osmanin për mos prezencen e Grave nga politika shqiptare.
Ajo tha se Osmani ka harruar se femrat kosovare janë kudo në politikë, art e ushtri.
Postimi i plotë i saj:
Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurise as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afer vetes heroinat e gjalla të Kosovës. 
Jemi një Komb qe trashigojmë menqurinë dhe guximin e grave me shekuj! 
Ministri I FSK-së paska thënë se :
“Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “
Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Vaskalina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha. 
Grate kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njërëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO./InLajmi/
 
 
 
  
 















