Karim Benzema e fitoi Topin e Artë, me diferencën e 2-të më të madhe të votave.
Benzema mundi Sadio Manen me 356 vota, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk mori asnjë votë.
Ronaldo në vitin 2016, kur e fitoi këtë çmim, ishte i vetmi rast kur një tjetër lojtar ka fituar më shumë vota.
Portugezi mundi Lionel Messin, me 429 vota atë vit, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, për Benzeman, kjo ishte hera e parë në karrierë që e fitoi këtë çmim prestigjioz, që është më i rëndësishmi që i jepet një futbollisti.