Në mëngjesin e së shtunës janë shënuar me 2 aksidente trafiku në Prishtinë 2 ndërkaq nuk raportohet për të lënduar, përcjell InLajmi.
Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën garibaldi ku si pasojë e aksidentit janë lenduar 6 persona.
Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për InLajmin tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor
Ndërkaq, aksidenti i 2-të ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën “Eqrem Qabej”.
“Rreth orës 07:30, në rrugën Eqrem Çabej, në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti./InLajmi/