Trupat tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës stërviten së bashku me trupat homologe të vëllezërve e motrave të forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë SFAB, përcjell InLajmi.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, derisa njofton për stërvitjen e përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri, tha Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë SFAB të SHBA-së janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere
Sipas ministrit Mehaj, stërvitja ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.
Postimi i plotë i tij:
Trupat tona të forcave tokësore stërviten së bashku me trupat homologe të vëllezërve e motrave të forcave tokësore të Shqipërisë nga instruktorët e Brigadës Amerikane të Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB)
Regjimenti i parë i Këmbësorisë së Forcave tona Tokësore është duke realizuar trajnimin në Republikën e Shqipërisë me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Brigadën e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së.
Brigadat e Asistencës së Forcave të Sigurisë (SFAB) të SHBA-së janë njësi të specializuara me misionin kryesor për të kryer stërvitje, këshillim, ndihmë, mundësim dhe shoqërim të operacioneve me vendet aleate dhe partnere.
Stërvitja ka për qëllim aftësimin në nivel taktik dhe operacional të trupave me qëllim të përgatitjes për validim të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.