Është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.
Lajmi është konfirmuar nga kryesuesi i mbledhjes, Altin Sahiti, ndërsa si ushtruese detyre është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi,
Pro shkarkimit të Sahitit nga pozita e rektorit ishin 8 anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa një abstenoi.
Luljeta Plakolli – Kasumi është emëruar si ushtrues detyre e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Ky emërim i Plakolli – Kasumit vjen menjëherë pas shkarkimit të Naser Sahitit nga pozita e Rektorit, njofton Klankosova.tv.
Naser Sahiti u shkarkua nga pozita e rektorit me tetë vota pro, nga nëntë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së, ndërsa një abstenoi, njofton Klankosova.tv.
Këshilli Drejtues i UP-së përbëhet nga katër anëtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacion dhe pesë nga Senati i Universitetit të Prishtinës.