Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-ja ka prova që trupat iraniane janë “të angazhuara drejtpërdrejt në terren” në rajonin e Krimesë, duke mbështetur sulmet ruse me dronë mbi infrastrukturën e Ukrainës dhe popullsinë civile.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një “numër relativisht të vogël” personeli në Krime, në gadishullin e aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rusia, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në 2014-n, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani kundër Ukrainës, shkruan Evropa e Lirë.
“Informacioni që kemi është se iranianët kanë vendosur staf dhe ofrojnë mbështetje teknologjike në Krime, por janë rusët ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”,transmeton euronews.al.
Shtetet e Bashkuara zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte mjete ajrore iraniane (pa pilot) për të sulmuar Ukrainën. Irani i ka mohuar pretendimet që i ka shitur municionet e saj Rusisë.