Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar 2 vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e masës 3.7.
Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, shkruan ekonomia online.
Ndërsa, me vendimin e 2-të të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.




















