Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz, po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell InLajmi.
Shefja e diplomacisë së Kosovës, shpreh pritshmëri të madhe dhe rezultate për qytetarët e Kosovës nga ky takim i ministrave të rajonit nën organizimin gjerman.
“Pritshmëri të mëdha përpara takimit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit sot në Berlin me ftesë të ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Gjermania është përgatitur intensivisht për ta bërë këtë takim të suksesshëm. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, tha kryediplotatja e Kosovës Donika Gërvalla.
Great expectations ahead of the #BerlinProcess Foreign Ministers Meeting today in #Berlin at the invitation of 🇩🇪 MFA @ABaerbock. 🇩🇪 prepared intensely in order to make this meeting a success. We are optimistic that it will produce concrete results for our citizens. pic.twitter.com/B2pEDvEPVR
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 21, 2022