Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryeisisht i kthjellët dhe me diell. Mëngjesi pritet të jetë mjafti i ftohtë dhe me mundësi për ngrica të dobëta në disa rajone. Gjatë ditës rritje e temperaturave, ndërsa pasdite vonë mund të ketë vranësira të larta. Temperatura minimale pritet të ulet deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë sidomos në viset kontinentale, ndërsa dita stabile me shtim të vranësirave të larta pasdite në disa vise, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturave ditore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu. Edhe temperaturat minimale pritet të shënojnë rritje. Pritne rreze të shumta diellore, por nganjëherë edhe vranësira kryesisht të shtresave të larta