Prishtina ishte qyteti më i ndotur i Kosovës gjatë muajit gusht dhe shtator, por si duket kjo ndotje po vazhdon edhe tash. Sot cilësia e ajrit në qendër të kryeqytetit nuk është e mirë.
Sipas raportit mujor të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë muajit gusht e shtator, Prishtina printe me ndotjen më të madhe.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bënë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit, i cili është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.