Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti pas ftesës që ai u ka bërë liderëve opozitar për takim konsultativ, përcjell InLajmi.
Sipas tij, Kurti nuk po kërkon koncensus politik derisa ai mbanë takim larg qytetarëve.
Gjoshi pretendon se pas takimit me liderët e partive opozitare, Kurti do të dalë e të gënjejë se ishte i vetmi që mbrojti interesin e Kosovës.
Zyrtari i PDK-së i bën thirrje Kurtit që të deklarohet në Kuvend e t’iu tregon qytetarëve se çfarë ka diskutuar në takimet me Vuçiqin,
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti nuk po kërkon konsensus politik. Ai po dëshiron që ta mbajë një takim larg qytetarëve dhe pas një kohe të dalë e të gënjejë se i vetmi që në këto takime mbrojti interesin e Kosovës ishte ai, kurse opozitarët ishin të gatshëm që ta kthenin Serbinë në Kosovë.
Këto nuk i përbin më askush. Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm po dyshojnë në sjelljen e tij.
Kryeministër, është një vend që e quajnë Kuvendi i Kosovës. Shko aty dhe informo qytetarët se çka ke ba veç për 2-3 herë që u takove me Vuçiqin?
Çka janë gjithë këto drafte pas veç 2-3 takimeve me Vuçiqin?
Çka janë këto negociata nëpër terr me presidentin e Serbisë?
Tregoju qytetarëve çka ke ba!
Mos ik dhe mos u fsheh pas Dimalave e Bajqinovcave!