Shaip Kamberi, deputet shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, shprehet i lumtur që çështja e Luginës së Preshevës është adresuar në State Departamentin e Shtetit, në Senatin Amerikan, gjatë vizitës së një delegacionit të kryesuar nga ai në shtetin mik të shqiptarëve, SHBA-të, përcjell InLajmi.
Kamberi, ndërsa bëri të ditur vizitën në SHBA dhe takimet e zhvilluara me nivelet e larta të shtetit atje tha ai nuk kërkuam asgjë më shumë vetëm trajtim të barabartë sikur edhe që kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.
Postimi i plotë i tij:
Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres.
Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.
Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.
Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.
Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.
Të gjithë bashkërisht treguan përkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Na pret punë e angazhim i pa ndalur.
Falënderim për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do të ishte më modeste.
Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndërruar edhe në kauzë të tij.
Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.
Vazhdojmë më tej.
Vazhdojmë bashkë.