Kuvendi i Kosovës ka qenë i “ zjarrtë me replika e kundërreplika” duke debatuar për projektligjin e propozuar nga minstrja Hajdari për çmime tavan për produktet esenciale, raporton InLajmi
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Besian Mustafa ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë dhe minsitrit të Financave Hekuran Murati se nuk po e kanë idenë në kalkulime.
Mustafa ironizoi me Muratin duke i thënë se këto përllogaritje janë të klasës së 3-të fillore dhe se ky ia ka huq.
“Ministër i Financave, magjistër i Ekonomisë, mos me dit matematikë të klasës së 3-të se si llogaritet marzha gros e fitimit. The shitet 2.65, koston e ka 1.45 dhe the se margjina gros është 90 për qind. As matematikë të klasës së tretë s’je ka din”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se “nuk e merr seriozisht Muratin” derisa t’i publikojë listën e top 50 përfituesve të subvencioneve të energjisë.
Mustafa tha se vaji, nafta, sheqeri janë shtrenjtuar “që prej kur kanë ardhë në pushtet/InLajmi/