Ish kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin që të filojë të mendoj e veproj ndyshe nga deri më tani, duke i thirrur që të mos rrezikon mbështetjen amerikane se do të mbeteni i izoluar, përcjell InLajmi
Hoti ka shkuar edhe më larg, ndërsa i kujton Kurtit se refuzimi i mbështetjes amerikane do ta lë atë të ”vetmuar” si Enver Hoxhën.
Ish kryeminisri, Hoti, thotë se izolimin më nuk e lejon as populli.
Hoti, i drejtohet Kurtit se nëse refuzoni mbështetjen amerikane, dorëzojeni mandatin që ta ruajmë e avancojmë miqësinë me SHBA-të
Ndërkohë, ai ka renditur disa nga veprimet dhe vendimet e arritura në koordinim me SHBA-të, sa ishte edhe udhëheqës i ekzekutivit të vendit, ndër to veprimet për njohjen nga Izraeli, demarkimin praktik të kufirit me Serbinë, sigurimi i mbështetjes nga MCC për gaz dhe energji,
Postimi i plotë i tij:
Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:
- Ka ndodhur njohja nga Izraeli,
- E kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,
- E kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,
- E kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,
- E kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,
- E kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.
- E kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.
Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdoj. Do të detyroheni të lironi zyret dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.🇽🇰🇺🇸