Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se mesazhi i emisarit Escobar ishte i qartë se SHBA mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik që është edhe vizioni strategjik i Kosovës, raporton InLajmi
“Mesazhi i emisarit Escobar ishte i qartë se SHBA-të e mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës, që është vizion i yni strategjik. Kemi mungesë të transparencës nga ana jonë, prezenca e Escobar e ndihmon synimin e Kosovës për një marrëveshje finale”, tha ai.
Tahiri, ndërkaq, ka theksuar se kryeministri Kurti ka lëvizur nga qëndrimet e tij sa i përket dialogut , meqë dikur dialogu ka qenë pika e 7 e prioritetit , kurse tani del të jetë prioriteti i parë.
Por, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, shprehet i shqetësuar se nga ajo që shihet fokusi në dialog bie tek në marrëveshje teknike të vogla e nuk diskutohet për esencën e problemit.
“Ne kemi kërkuar në seancën e fundit, kryetari Haradinaj ka kërkuar që kryeministri të vij në Kuvend dhe të raportoj për gjendjen aktuale. Për AAK-në dy çështje janë të rëndësishme, e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme për njohje reciproke dhe e 2-ta, kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan në mënyrë që të kemi marrëveshje që e mbyll çështjen e jo e hap”, tha Tahiri.
Kryesuesi i deputetëve të AAK-së, thekson edhe vonesat në procesin e dialogut, ndërsa thekson se
“Kjo vonesë është e pafalshme dhe si e tillë duhet të trajtohet me urgjencë. Kemi një situatë e cila vazhdon takim pas takimi, pa ndonjë rezultat”, tha Tahiri.