Kryeministri Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar edhe një herë konfirmoi se Kosova e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke, raporton InLajmi.
Edhe kryeministri Kurti, sikur presidentja Osmani, theksoi se Kosova gjithmonë është treguar se është palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.
“Vizita e 2-të brenda 2 dite e përfaqësuesve të SHBA-së. Me ambasadorin amerikan takohemi rregullisht, ndërsa në fillim të javës së shkuar pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin e shtetit, Antony Blinken”, tha kryeministri Kurti.
Krey i ekzekutivit të vendit theksoi rëndësinë dhe peshën e raporteve Kosovë-SHBA, ndërsa bëri të ditur se ndër shumë tema me emisarin Escobar ka diskutuar edhe për progresin e Kosovës, procesin e dialogut sikur edhe për krizën energjetike në vend.
“Me zotin Escobar folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet 2 vendeve tona, progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin e krizës energjetike dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe rrugën përpara”,u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti, gjithashtu vuri në pah gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar, njëkohësisht mirëpret interesimin dhe angazhimin e SHBA-ve në gjitha proceset , por edhe në atë të dialogut.
“Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Me ShBA-të jemi aleatë në vlerë dhe partnerë në qëllime”, deklaroi kryeministri Kurti./InLajmi/