Në lansimin e fushatës për këtë çështje në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar vëmendje më të lartë të institucioneve në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, raporton InLajmi.
Presidentja, ka kujtuar se rreth 27 milionë njerëz trafikohen anë mbanë botës, prandaj edhe Kosova tha ajo nuk është imune ndaj kësaj dukurie mbarë botërore.
“Në kohën kur fenomene të rrezikshme janë bërë të pranishme, atëherë edhe institucionet tregojnë gatishmëri kundër dukurive të tilla. Kjo dëshmon gatishmërinë për t’u përballur me një dukuri të tillë. Trafikim përbën jo vetëm një krim por edhe sfidë të shoqërisë sonë. Duke pasur parasysh edhe krizën në Ukrainë e cila ka cenuar rendin dhe sigurinë, ajo e ka zgjeruar edhe rrugën për trafikim me njerëz”, tha e para e shtetit të Kosovës
Tutje, presidentja Osmani, ka përmendur edhe trafikimin me qenie njerëzore që është rritur në Ukrainë dhe qeniet e trafikuara janë kryesisht viktima të dhunës.
“Trafikimi në Ukrainë është rritur shumë, të cilat miliona gra kanë lënë shtëpitë e tyre e kanë rënë pre e trafikimit me qenie njerëzore. Sikurse dihet se biznese të shumta përfitojnë nga pabarazia sociale, dhe ata e përdorin kategoritë e varfra, të cilët më pastaj pasurohen në mënyrë të parregullt”, tha Osmani, duke shtuar se rastet e trafikimit mbi 60 % e tyre janë pre e shfrytëzimit seksual.
“Rreth 27 milionë njerëz trafikohen anë mbanë botës. Prej tyre shumë gra trafikohen që për synim kanë dhunimin. Në Kosovë 86% e rasteve të trafikimit janë gra, dhe 60 % prej tyre shfrytëzohen seksualisht”, tha Osmani./Inlajmi/