• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 29 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Krizë energjetike në Kosovë: Në prodhim gjendet vetëm Kosova B

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
18 October 2022
në Kosovë
0 0
0
Krizë energjetike në Kosovë: Në prodhim gjendet vetëm Kosova B
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar të shtunën se nga e diela 16 tetor 20022) për shkak të rrjedhjeve në kaldajë, do të tërhiqet nga prodhimi blloku A 4, i termocentraleve Kosova A. Siç dihet, A 4-shi, ishte njësia e vetme që ka prodhuar deri të dielën nga termocentralet Kosova A, dhe kjo njësi, nuk është moti, përkatësisht që para 2 javëve ishte rikthyer në prodhim, pas sanimeve të defekteve teknike, që ndodhën vetëm disa ditë pas remontit të rregullt të këtij blloku.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A4 “pritet të rikthehet në operim brenda 4 ose 5 ditësh”, për aq kohë sa është e nevojshme për të sanuar defektin teknik në gypat që kanë zënë të rrjedhin në kaldajë.

“Bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë. Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër, përkatësisht nuk do të jetë në prodhim nga 16.10.2022”, thuhet në njoftim.

Kësisoj, tani nga kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike të Kosovës, që nga e diela në prodhim gjendet vetëm Kosova B, me të dy blloqet B1 dhe B2.

Blloqet e termocentraleve Kosova B bashkarisht kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë. Secili bllok, pra ka kapacitetin në rrjet 260 megavatorë. Një sasi simbolike të energjisë elektrike Kosova e siguron edhe nga kapacitetet e saja rinovuese (hidrocentralet e vogla dhe kapacitetet e energjisë me erë në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës.

Por sasi e energjisë elektrike e prodhuar aktualisht në kapacitetet elektroenergjetike (gjithsej diku rreth 550 megavatë-orë), edhe përkundër faktit se në Kosovën kontinentale po mbanë goxha kohë e ngrohtë, që nuk është edhe aq karakteristikë për muajin tetor, nuk mjafton për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës me rrymë.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, gjatë ditës së hënë, kur në prodhim kanë qenë vetëm blloqet e Kosovës B, konsumit të vendit prej 750 megavatë-orësh i kanë munguar mesatarisht diku rreth 170-180 megavatë-orë energji elektrike.

Kjo mungesë e rrymës, thuaja e tëra është importuar nga tregjet energjetike ndërkombëtare, ku edhe pse çmimet kanë shënuar një rënie evidente këtyre ditëve, prapë se prapë për Kosovën e varfër financiarisht, janë tepër të larta.

Siç dihet, Kosova A, që nga pas luftës ka operua me tre blloqe A3, A4 dhe A5 të cilat bashkarisht kanë kapacitet në rrjet prej 400 – 450 megavatësh. A3-shi edhe pse i stërvjetëruar, sa ka qenë në process të punës ka prodhuar në mënyrë konstante 110-130 megavatë orë rrymë.

Prodhimi i njësisë A 4 është identik me A3. Ndërsa, A5 ka kapacitet paksa më të madh se A3 dhe A 4 dhe ky bllok, derisa ka qenë në punë, deri në korrik të këtij viti, ka prodhuar mbi 150 megavatë-orë mesatarisht.

Në këtë mënyrë kapacitetet e blloqeve aktive në termocentralet e Kosovës (dy blloqet e Kosovës B dh tri blloqet e Kosovës A deri sa kanë qenë në punë- A3, A4 dhe A5), kanë shpjeguar për Buletinin Ekonomik zyrtarët e KEK-ut, janë diku rreth 900 – 1, 000 megavatorë. Ndërsa, prej të dielës (16 tetorit) këto kapacitete janë thuaja të përgjysmuara dhe sistemi elektroenergjetik i vendit do të ketë mangut rrymën e tërsishme të prodhuar në tre blloqet e Kosovës A.

A3 është në remont të planifikuar nga fillimi i tetorit dhe ky remont do të zgjatë deri në fund të muajit, ndërsa A 5 që nga korriku është jashtë procesit të punës për shkak të planifikimit për ta bërë remontin capital, punë kjo që është paraparë të zgjatë së paku 3 muaj, por që ende nuk ka nisur për shkak të mungesës së interesimit të kompanive të jashtme për të konkurruar në tenderët e KEK-ut për renovim kapital).

Duhet thënë se pos mungesës evidente të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike, që në këtë krizë globale dhe me çmime në stratosferë, Kosova ka edhe mangësi të tjera që ndikojnë jo pak në stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të vendit.

Kosova pra, ka krejtësisht tjetër strukturë të prodhimit të energjisë elektrike nga shumica e shteteve të Evropës. Saktësisht, 94 % e prodhimit të energjisë elektrike që prodhohet nga kapacitetet tona burim ka thëngjillin, dhuratë në sasi kolosale e natyrës.

Ndërkohë, kriza po reflekton dhe po shprehet ashpër te prodhuesit e energjisë elektrike me gaz e naftë, si pasojë e ngritjes enorme të çmimeve, në raste edhe 5-6 fish krahasuar me çmimet e deritashme të gazit. Një hendikep tjetër i sistemit elektroenergjetik të Kosovës, pos prodhimit të rrymës nga qymyri, që ka kohë shikohet me sy kritik nga perëndimoret, për çka janë krijuar kritere e standarde të nduarnduershme dhe të ashpra për ta parandaluar këtë prodhim, paraqet edhe mungesa e fleksibilitetit të prodhimit, përkatësisht ngurtësia e tejskajshme e prodhimit të bazuar thuaja vetëm në qymyr.

Por, për sistemin tonë energjetik një minus jo të vogël e paraqet edhe variaconi-lëvizshmëria e theksuar e konsumit verë-dimër. Për shkak të mungesës së potencialit industrial, pra fabrikave që do të shpenzonin konstant rrymën si dimrit si verës për shkak të ritmit të punës së tyre përditë e në çdo stinë, te ne dominojnë konsumatorët e grupit të amvisërisë, të cilat konsumojnë shumë energji dimrit në mungesë të alternativave për ngrohje dhe gjatë ditës, ndërsa natën dhe gjatë verës theksueshëm më pak.

Kjo shpërputhje e konsumit e bënë sistemin elektroenergjetik të paqëndrueshëm dhe e vë në vështirësi serioze në shumë raste KOSTT-in.

Në anën tjetër, kapacitetet e prodhimit të energjisë elektrike të ripërtritshme në Kosovë janë akoma simbolike, thuaja të papërfillshme edhe me finalizimin e Parkut të energjisë me erë në Shalë të Bajgorës, që tashmë ka nis punën si dhe me 9 turbinat me erë në Kitkë të Kamenicës, të cilat ka 2 vjet që gjenden në prodhim. Edhe hidrokapacitetet elektroenergjetike active që ka Kosova janë fare të vogla për ta pasur ndonjë ndihmë serioze dhe të efektshme për stabilitetin e sistemit tonë elektroenergjetik.

Pra, tani për tani, nuk mund të llogaritet shumë në to për ndonjë ndihmesë më serioze për stabilizimin e furnizimit të konsumit kosovar në kohët kur energjia është më e kërkuar, ta zëmë në kohë piku, ose edhe të ndonjë mungese të paparashikueshme.

Tags: Blloku A4Korporata Energjetike e KosovësKriza energjetike
Postimi i mëparshëm

Kosova kryeson për numrin e lartë të personave që do të bien në varfëri

Postimi tjetër

Raporti Dick Marty, Rama evropianëve: Hiqeni njollën e turpit mbi kombin tonë!

Të ngjajshme Postime

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?
Kosovë

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë
Kosovë

Prokurorja Laura Pula: Në terren janë prokurorët për të garantuar një ditë votimi të qetë

28 December 2025
Hargreaves në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë
Kosovë

Hargreaves në KQZ: Uroj një demonstrim të suksesshëm të demokracisë

28 December 2025
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s
Kosovë

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

26 December 2025
Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Kosovë

Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26 December 2025
“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi
Kosovë

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Postimi tjetër
Rama në Berlin: Kemi pasur eksperiencë të keqe me BE, u lamë anash në pandeminë e koronavirusit

Raporti Dick Marty, Rama evropianëve: Hiqeni njollën e turpit mbi kombin tonë!

Lajmet e fundit

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

Exit Poll-i i Albanian Post: Këto janë rezultatet

28 December 2025
Exit Polli i PIPOS – VV 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1%, AAK 5.8%

Exit Polli i PIPOS – VV 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1%, AAK 5.8%

28 December 2025
Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

28 December 2025
Më shumë se 100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje dhe një jetë plot skandale: 30 fakte për Brigitte Bardot

Më shumë se 100 dashnorë, 4 tentativa vetëvrasjeje dhe një jetë plot skandale: 30 fakte për Brigitte Bardot

28 December 2025
Trump uron Tajlandën dhe Kamboxhian për armëpushimin: “Ne jemi OKB-ja e vërtetë”

Trump uron Tajlandën dhe Kamboxhian për armëpushimin: “Ne jemi OKB-ja e vërtetë”

28 December 2025
Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

Detajet e prokurorisë: Kush është Millosh Steviq që u arrestua për presion ndaj votuesve në Graçanicë?

28 December 2025
Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

Shkurte Haxhiu akoma e revoltuar nga Big Brother: Ishte një padrejtësi e madhe për mua

28 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu