Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, përveç pjesëmarrëzve vendor, pjesë e tryezës ishte edhe Ambasadori i Çekisë Pavel Bilek, i cili theksoi se lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja në Ballkanin Perëndimor dhe nevojitet ndihmë për përballje, raporton InLajmi.
Diplomati çek ka shtuar më pas se për përballje me pasojat e luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian duhet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor
“Lufta në Ukrainë dhe Ballkani Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre pasojave dhe BE nuk duhet ta harroj Ballkani, duhet t’i ofrojë ndihmën për t’i përballuat këto pasoja”, tha Bilek.
“Kosova ka treguar qartësisht rreshtimin e saj me BE dhe Amerikën duke i mbështetur sanksionet pa ndonjë hezitim, ju i ndani vlerat evropiane dhe ne i vlerësojmë këto”, theksoi diplomati çek, Bilek.
Ndërsa foli për rreshtimin e mbarë të Kosovës, ndaj agresionit rus në Ukrainë, diplomati çek, theksoi se shteti i tij do ta ndihmojë në proceset e anëtarësimit.
“Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar në Ballkani Perëndimor dhe është duke e ndihmuar Kosovë”, tha ai.
Kujtojmë se Republika e çekisë kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian./InLajmi/