Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Pavarësia e Kosovës është e kryer dhe se Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Kosova është vend i vogël, po shumë i posaçëm. Jemi vend vërtet evropian, jemi me tolerant të pathyeshëm, por me krenari. Kosova ka lindur nga gjenocidi, Serbia bashkë me Millosheviqin e Vuçiqin, kanë dashur të na zhduknin nga harta, me mbrojtësit tanë trima, luftëtarët tanë të UÇK-së, me ndihmën e NATO-s, me heroizmin e grave, si i kemi mbrojtur fëmijët tanë kur na kanë djegur fshatrat, dhe kemi arritur të mbijetojmë. Si është ruajtur dinjiteti kur jemi detyruar të ikim drejt maleve. Nuk jemi dorëzuar asnjëherë. Forcat serbe na kanë vrarë, na kanë përdhunuar”, tha ajo.
Gërvalla ka thënë se Vuçiqi ka arritur të riciklojë nga plani i dikurshëm serb për ‘Serbinë e Madhe’, planin e ri të Botës Serbe. Madje ajo ka krahasuar ‘ Botën Serbe”, me “Botën Ruse”.