“Kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër, është e zhytur në thesin e rublave. Është praktikisht fatkeqësi dhe edhe veprimtaria, edhe mënyra sesi vepron, mbajnë erë. Dhe ajo çka dimë, nuk është e gjitha ajo që duhet ditur”, tha Rama.
Ai e quajti luftën në Ukrainë kërcënimin më të madh të kësaj epoke. “Një agresion në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri”, tha Rama. “Është një inflacion lufte, kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putini, por nga ana tjetër, edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon asaj të bëjë gjithçka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë