Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se në logarinë e tij sociale e ka pranuar një video të bombardimeve të sotme në Kiev nga një deputet ukrainas përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se i gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus.
Ai tha se videon, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi deputet i Parlamentit të Ukrainës
Postimi i plotë i tij:
I gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus.
Këtë video, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi – deputet i Parlamentit të Ukrainës.
Kosova është me popullin ukrainas 🇺🇦 . Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre.
E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror.