“Zotri Limaj është njani prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe paria e njeh Fatmir Limajn, dhe ky e njëh PDK’në, e njeh trupën elektorale dhe strukturat e partisë. Ka pasur ndryshime, por ajo trupa elektorale është kryesisht e njëjta, normal me një rritje, me një zhvillim.
Dhe zotri Limaj, kur thash është një njëri meritor, një njëri që ka ndiku shumë merita në lirinë e vendit, t’u fillu nga lufta e UÇK’së dhe më herët Lëvizjes Studentore, por ka kontribut të veçant edhe në shtet ndërtimin e vendit nga shpallja e pavarësisë, ndërtimin e institucioneve dhe tutjen shkruan Gazeta Blic
Kurse sa i përket pyetjes a kthehet Fatmir Limaj në PDK, unë mendoj që kthimi i tij në PDK, nuk është shumë lajm, edhe pse pas një kohë të gjatë që ka dalë prej partisë që e ka themelu vet që diku rreth 8 vite më sa më kujtohet, unë sot besoj se është edhe për PDK-në, por edhe për Fatmirin mendoj është ma shumë gëzim me u kthy në shtëpi të vet.”, ka thënë Beqa.