“Kjo tregon dëshpërimin e tyre”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Zelensky,
Çfarë janë dronët kamikaz?
Armët e vogla ajrore, të njohura edhe si municione lëvizëse, të cilat asgjësojnë objektivin.
Ndryshe nga dronët e tjerë – të cilët supozohet të kthehen në pikën e nisjes pas hedhjes së raketave – dronët kamikaze janë të disponueshme vetëm për një lokacion.
Emri i tyre rrjedh nga pilotët japonezë që dolën vullnetarë për të rrëzuar aeroplanët e tyre në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti Zelensky ka akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani – Irani mohon se po furnizon Rusinë më këto armë, mirëpo nuk ka pasur reagim nga këta të fundit.
Presidenti rus, Vladimir Putin tha, se sulmet e javës së kaluar ishin hakmarrje për bombardimin e urës kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën.
Ishte hera e parë gjatë luftës që qendra e Kievit ishte vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë, raporton BBC.
Në fillim të kësaj jave, Putin tha se nuk kishte nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë në Ukrainë, transmeton Klan Kosova
Shumica e objektivave të përcaktuara ishin goditur, tha ai, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte vendin