Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka komentuar videot që ka lëshuar së fundmi Lëvizja Vetëvendosje, ku opozitari është i etiketuar.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se LVV është në panik, prandaj sipas tij po merret me të kaluarën.
“Ata që 2 vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë, prandaj merren me të kaluarën. Propaganda është mjet i këtij pushteti dhe video të tilla janë mjete për manipulimin e gjendjes së tanishme dhe nevojës se domosdoshme për të prodhuar lajme të rreme”.
Abdixhiku thotë se nuk është i interesuar për politikë propaganduese dhe për të polarizuar shoqërinë.
“Kam vendosur të merrem me politik për të ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Pra kam vendosur fillimisht t’i rris fëmijët e mi në Kosovë, atyre dhe fëmijëve të Kosovës t’iu jap një të ardhme që e meritojnë
Ai ka përmendur edhe akuzat e disa politikanëve opozitarë në drejtim të Kurtit.
“Kam parë deklarata që i thonë kundërshtarit tim politik, Albin Kurtit, shërbëtor i Serbisë. Unë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Unë besoj që është i paaftë për të qeverisur, i dëmshëm për vendin, polarizues. Por nuk mund t’i them bashkëpunëtorë i Serbisë. Por nuk pres që i njëjti të më quaj shkatërrues i shtetit kur kemi qeverisur bashkë”, ka deklaruar Abdixhiku.