4 të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë plagosur pas një zjarri të madh në burgun famëkeq Evin të Iranit, transmeton InLajmi.
Videot e shpërndara në internet treguan flakë dhe tym në vend në Teheran dhe mund të dëgjoheshin të shtëna armësh dhe shpërthime.
Irani është përfshirë prej javësh nga protestat antiqeveritare, pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane Mahsa Amini në paraburgim nga policia. Zyrtarët thanë se ajo vdiq nga një atak në zemër, por familja e saj e kundërshtoi këtë, duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit.
4 nga të plagosurit janë në gjendje kritike, shkruan Aljazeera.
Disa gazetarë në mediat sociale akuzuan autoritetet se “i vunë flakën burgut qëllimisht” pasi një i burgosur politik i profilit të lartë u dërgua në shtëpi përpara se të shpërthente. Mehdi Hashemi Rafsanjani – djali i ish-presidentit të ndjerë të Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani – u dha “lirim i përkohshëm i parakohshëm”, sipas vëllait të tij. /InLajmi/