Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 2 satelitët shqiptarë, që do të të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure janë gati për t’u lëshuar, përcjell InLajmi.
Rama theksoi se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private.
Tutje ajo tregoi se puna e këtyre satelitëve lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.
Postimi i plotë i tij:
GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë javën e parë të dhjetorit, nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë. /InLajmi/
 
 
 
  
 















